Ato përmbajnë vitamin C, ndihmojnë metabolizmin dhe tretjen në trupin tuaj.

Kivi dhe përfitimet e tij kanë qënë qendra e diskutimeve të specialistëve në Simposiumin Ndërkombëtar të Kivit dhe Qendrës Shëndetësore që zhvillohet në Tauranga, Zelandë e Re, të promovuar nga Instituti Riddet në bashkëpunim me Zespri.

Për herë të parë, 200 ekspertë të ushqimit nga e gjithë bota u mblodhën për të diskutuar rolin e kivit në dietën e përditshme, duke prezantuar studimet më të fundit dhe përmendur vlerat e përfitimet e këtij fruti në shëndetin e njëriut.

Rezultatet e seancave konfirmuan aftësinë e kivit për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak, përmirësimin e funksionit të zorrëve (falë prezencës së enzimës aktidinina), për të ndihmuar tretjen (përmban fibra dhe elementë të tjerë), rritjen e sistemit imunitar (falë vitaminës C).

“Ne jemi shumë të emocionuar për rezultatet e këtij simposiumi i cili konfirmoi studimet rigoroze shkencore që tregojnë se  është rritur numri i personave të cilët konsumojnë kivi,”- tha Juliet Ansell, drejtuese e Nutrition Zespri.

Rreth 30% e popullsisë në botë është e prekur nga çregullimet gastrointestinale si sindroma dispesia dhe irritimi i zorrës. Në veçanti kapsllëku kronik është çrregullimi më i përhapur. Këto probleme kanë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e njerëzve dhe cilësinë e jetës së tyre. Prandaj konsumimi i kivit ndihmon në përmirësimin e stilit të jetësës.