Pritje të gjata tek pika pagesore e EVN-së në Kumanovë. Disa qyetetarë të revoltuar, te redaksia jonë kanë dërguar fotografi, të cilat tregojnë që punon vetëm një sportel dhe në pritje për t’i paguar faturat rrymës janë rreth dhjetëra qytetarë,shkruan Fol.

Ne kontaktuam zyrën për informim të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike EVN-Maqedoni, të cilët thanë se vetëm sot Pika pagesore punon në Kumanovë punon me një sportel, për shkak se punëtorja e tyre mungon për arsye shëndetësore. Por, qytetarët thonë se rradhë të gjata të pritjes ndodhin çdo ditë dhe nuk mund të paguash pa pritir mbi me orë të tëra. Ata bëjnë thirrje tek autoritetet e EVN-së që të zgjidhin sa më shpejtë këtë problem se përndryshe shprehen se nuk do të paguajnë as faturat e as kamat-vonesat./fol.mk