Gjatë periudhës së nazizmit ishin tregtarët gjermanë ata që vendosnin tabela kundër hebrenjve, ku shkruhej “Ndalohet hyrja e çifutëve dhe e qenve”. Historia përsëritet në një dyqan në Jericho edhe në ditët tona, ku është shkruar një tabelë e ngjashme nga një palestinez: “Ndalohet hyrja e qenve dhe e amerikanëve”.

Në një intervistë për televizionin izraelit “Canale 10”, pronari palestinez e argumentoi veprimin e tij, si veprim kundër vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump, për të njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.“Al-Quds (Jerusalemi) është kryeqyteti i Palestinës”, tha tregtari, duke shtuar se nuk veproi për motive raciste.

“Populli amerikan që zgjodhi Trumpin, për mua është i të njëjtit brumë, kështu që edhe ata do e vuajnë zgjedhjen e tij”, deklaroi tregtari.Gjeneral-majori Yoav Mordechai, Koordinatori i IDF-së (Forcat Mbrojtëse të Izraelit), e ka dënuar vendosjen e shenjës përmes një postimi në Facebook në gjuhën arabe.“Jemi të tronditur.

Fillimisht si njerëz e më pas si hebrenj që na kujtojnë shenja të ngjashme të ishin vendosur e që u referoheshin popullit tonë nëpër dyqane në Gjermaninë naziste në vitet e ’30-ta”, ka thënë Mordechsi.