Nesër do të takohen sërish Real Madrid dhe Atletico Madrid në kuadër të Ligës së Kampionëve

Real Madrid dhe Atletico Madrid nesër në Santiago Bernabeu, do të takohen për herë të 267 në histori të dy klubeve në të gjitha garat.

Në 266 takimet e mëhershme, Reali ka shënuar 137 fitore, kanë barazuar 62 herë, ndërsa Atletico ka fituar 67 ndeshje.

Real Madrid në këto ndeshje ka shënuar 458 gola, për dallim nga Atletico që ka shënuar vetëm 330 gola.

Cristiano Ronaldo është golashënues më i mirë në derbi me 18 gola, ndërsa më së shumti ndeshje të zhvilluara kanë Gento dhe Sanshis nga 42 ndeshje.