Zyrtarja që shërbeu me vite të tëra në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) e që ishte përgjegjëse për operacione dhe burgim të fshehtë në Tajlandë, ku u kryen metodat e marrjes në pyetje që shumica e konsiderojnë torturë, Gina Haspel, u emërua zëvendës drejtoreshë e CIA-së.
 

Haspel e cila të enjten  u emërua në këtë post,e që bë gruaja e parë që erdhi në pozitën e dytë më të lartë në CIA.

Edhe vendimi për zgjedhjen e saj është shoqëruar me duartrokitje në selinë e agjencisë në Virxhinia dhe është mirëpritur nga shumë profesionistë të inteligjencës amerikane, raporton “Reuters”.