Ministër i ri i shëndetësisë do të jetë neurokirurgu, Venko Filipçe. Ai është ministër pasardhës i Arben Taravarit i cili tanimë është kryetar i Gostivarit.

Filipçe nuk ka e ka të kaluarën e pastër, nëse e marrim parasysh qëllimin e qeverisë Zaev që insiston të jetë qeveri e reformave.

Ai më herët ka qenë këshilltar e ish-ministrit të OBRM-PDUKM-së në shëndetësi, Nikolla Todorov. Ai edhe tani është këshilltar por i Zoran Zaevit për shëndetësi.

Filipçe ka qenë edhe pjesë e grupit të Plenumit të profesorëve që kanë bërë protesta kundër kërkesave të mjekëve, njofton A1on.mk

Për këtë pjesë të karrierës, ai ka thënë se nuk e ka ditur çka ka mbështetur.

Në ”perandorinë” e Gruevskit, ai ka qenë pjesë e disa komisioneve të shëndetësisë.