Në konferencën e sotme për shtyp partia politike “E Majta” informoi për financimin e partive politike nga buxheti i shtetit dhe jotransparencë rreth të njëjtës procedurë.

Konferenca për shtyp u mbajt para Ministrisë së Drejtësisë, e cila për këtë parti ka vazhduar me jotransparencën nga pushteti i kaluar.

“Qeveria e re pohoi se është transparente, ndërsa faktikisht vazhdon me praktikën e jotransparencës së pushtetit të kaluar. Ministria e Drejtësisë në përbërje të qeverisë së re, para një muaji e gjysmë ju ka transferuar para partive politike, shumë që nuk është e vogël. Sipas ligjit, kjo shumë arrinë 0.06% nga të ardhurat e buxhetit, ndërsa nëse kthehet në numra kjo shumë arrinë 1.7 milionë euro”, thonë nga “E Majta”.

Ata gjithashtu theksojnë se jotransparenca nuk është vetëm në transferimet financiare, por edhe në respektimin e ligjit për qasje të lirë në informacionet me karakter publik.

Sipas tyre, Ministria e Drejtësisë ka refuzuar të jep përgjigje për shumën të cilat kanë marrë çdo parti nga ligji për financimin e partive politike.