Artin Spahiu, një ndër frontmenat e BDI-se në situatat më të rënda të saj, paralajmëron pushimin e tij në mbrojtje të BDI-së, duke lënë tani frontin funksionarëve të zgjedhur në pozicionet kyçe qeveritare, me moton ” Puna e opozitês është fjala, fjala e qeverisë është puna”

Ja dhe statusi i plotë i Spahiut:

Statusi i fundit…politik

Pas një periudhe më shumë se 2 vjeçare, që kur BDI-ja padrejtësisht u bë objekt shënjestrimi i të gjithè faktorit antishqiptar, qofshin ato shqipfolës e qofshin tjerë, unë me të gjitha mundësitë e mija, me sinqeritetin dhe me bindjen se jamë në rrugë të drejtë, u vendosa fuqishëm në mbrojtje të BDI-se, e veçanërisht kryetarit Ali Ahmeti. Edhe pse e sulmua nga të gjithë anët, saqë u krijua një trend dhe mendësi djallëzore që edhe përfituesit më të mëdhenj të BDI-së, funksionarë të lartë të saj e kishin për turp që të quanin veten BDI, falë njerëzve të ndershëm dhe luftës së paepur që bënim për të ndryshuar atë trend, BDI përsëri doli partia fituese dhe faktori kyç për krijimin e qeverisë në Maqedoni. Çdo gjë që kam thënë në prononcimet e mia, më besoni se nuk kanë pasur kurrë qëllime personale, etiketime karakteresh dhe denigrime personalitetesh. Gjithçka ka qenë në prizmin politik.
Tanimë u krijua qeveria, u krijuan institucionet, ndoshta na pëlqejnë ndoshta jo, por sot BDI është pjesë e pushtetit. Sot BDI është partia që ka kuadrot e saj nëpër institucione dhe me punën e tyre duhet të jenë mbrojtësit më të mëdhenj të BDI-së.
Kështu që , pasi situata u stabilizua dhe BDI sot êshtë përsëri në qeveri, i bazuar nga thënia ” Puna e opozitës është fjala dhe fjala e qeverisë ështê puna”, me shpresë se tani me punë duhet të flet qeveria, unë sot me këtë status të fundit u jap fund komenteve të mia politike gjer në sfidat e ardhëshme , pa ndryshuar asgjë nga qëndrimet e mija.
Do t’a kisha thyer këtë qëndrim timin dhe ju garantoj se do të kometoja vetëm nëse do të shihja tendencat , që përmes shpifjeve, inskenimeve dhe perfiditeteve , të dëmtojnë figurën e komandantit të UÇK-së, z.Ali Ahmetit.
Duke u kërkuar ndjesë atyre që i kam ngacmuar pa dashje, atyre që u jam bërë i bezdisshëm dhe duke u falenderuar miqve që më kanë kuptuar dhe vlerësuar kontributin tim, këtë status dua ta mbyll me një uratë sa i përket qeverisë:
U uroj punë të mbarë qeverisë, përfaqësuesve nëpër institucione të jenë sa më të përgjegjshëm në shërbim të qytetarëve dhe mbi të gjitha , uroj që partia maqedone në pushtet, LSDM të gjejë fuqinë që të kalojë veten e tyre, të tejkalojnë dëshirat shpirtërore të tyre, të kenë guximin që të pranojë realitetin, respektojnë besnikërinë që BDI tregoi në raport me to- për një Maqedoni më të mirë dhe jo të punojnë në frymën e tradhëtisë duke dëmtuar BDI-në dhe shqiptarët – sinjale të cilat po shihen dhe për të cilat edhe po flitet nëpër kuluarë të ndryshme të LSDM-së!
Uroj, uroj, uroj…gjitha të mirë!
Mirupafshim në sfidat e rradhës, por dhashtë Zoti që kurrë mos ndodhemi më në situatat që na sollën 2 vitet e fundit!/ Almakos