Një infermiere e kujdesit shëndetësor në Angli përshkruan dhimbjen e tmerrshme, pasi u nda nga djali i saj dyvjeçar për shtatë javë, për shkak të coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Charlotte Cole mori vendimin për të transferuar djalin e saj George në shtëpinë e prindërve, pasi në fillim të muajit prill u konfirmua rasti i parë i coronavirusit tek vendi ku punon.

Ndërsa Charlotte punon për shtatë shtëpi kujdesi, dhe burri i saj Daniel, një analist i të dhënave, vogëlushi ra në duart e ëmbla të gjyshërve, Bridget 55 vjeç dhe Rober Younger, 65 vjeç, të cilët jetojnë pesë minuta larg.

“Ishte një vendim jashtëzakonisht i vështirë”, rrëfen Charlotte.

“Mjerisht vendimi u mor për ne kur zbulova se disa nga banorët dhe kolegët në shtëpi po përjetonin simptoma të virusit”, u shpreh ajo.

Për të mbajtur kontaktin Charlotte dhe Daniel, bëjnë udhëtime ditore për ta vizituar George, përmes xhamit të dritares.

“Është gjithmonë e dhimbshme kur shkojmë për vizitë, sepse ai nuk e kupton pse duhet ta braktisim atë”, përfundon e ëma.