Është kthyer në virale një video që ish-kryeministri Sali Berisha i bëri ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Kuvend, duke e nxjerrë Live në faqen e tij në facebook.
Këtë radhë, Tahiri ja ka kthyer me të njëjtën monedhë. I ftuar në “zonë e Lirë”, Tahiri ka bërë një video Live në Facebook-un e tij ku së bashku me moderatorin Arjan Çani i dërguan një përshëndetje Sali Berishës.

“Nuk e kuptova në moment që po më filmonte, mendova se po filmonte veten, pastaj e kuptova që po më filmonte mua”, tha Tahiri.

Çani: Doktor të përshëndesim jemi me Saimir live, meqë ti i bëre video Saimirit, ai pati këtë ide.

Gjatë videos Live Tahiri tha se ish-kryeministri do të ishte një kameraman i mirë për dasma, ditëlindje e gëzime familjare, ndërsa me humor përmendi edhe “sunetlliqet”

Tahiri: Doktor të bën mirë të hapësh një studio të shkosh vetëm si kameraman nëpër dasma. A mund ta pranojë si punë doktori? Doktor hajde me sukses”.

“Doktor mirupafshim, ishte me humor”, përfundon Çani.

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 19. April 2018

Me Canin…

Gepostet von Saimir Tahiri am Freitag, 20. April 2018