Një fermer ia ka prerë kokën gruas së vetë me shpatë, të cilën më pas ia ka dorëzuar policisë në stacion, pasi e kishte zënë duke e tradhtuar me një burrë tjetër në njërën nga arat e tij.

Narayan Singh 38-vjeç, akuzohet për vrasje pasi e kishte zënë gruan e vet Sarita 28-vjeçe duke kryer marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër, veprim ky që e nervozoi tej mase dhe e detyroi të kryej vrasjen, transmeton Telegrafi.

Bashkëfshatarët e tij kanë bërë të ditur se fermeri i cili pretendon se e kishte zënë gruan duke e tradhtuar, ia kishte prerë kokën gruas të cilën më pas e kishte mbajtur në dorë.

Banorët e fshatit i kishin telefonuar policisë, por para se të arrinin ata në vendin ku është kryer krimi, burri i nervozuar kishte ecur mbi 7 kilometra deri në stacionin e policisë duke e mbajtur në dorë kokën e saj.

Fermeri nga fshati Ghareli në Ingoria të Indisë, ka deklaruar në polici pasi ishte vetë dorëzuar se e kishte paralajmëruar dy herë gruan, por ajo kishte shpërfillur paralajmërimet e tij. /Telegrafi/