59Deri tani ka jehonë të vogël nga qytetarët për dorëzimin e deklaratave vjetore të tatimit. Deri në afatin për regjistrimin e të ardhurave shtesë, përtej pagës së rregullt për vitin e kaluar ka edhe dy javë kohë.

Deri tani ka jehonë të vogël nga qytetarët për dorëzimin e deklaratave vjetore të tatimit. Deri në afatin për regjistrimin e të ardhurave shtesë, përtej pagës së rregullt për vitin e kaluar ka edhe dy javë kohë. Sipas të dhënave të DAP-it, tani për tani një numër i vogël i tatimpaguesve kanë dorëzuar deklaratat vjetore. Qytetarët që i takuam në sportelet e zyrave të DAP-it në Shkup janë të zemëruar sepse edhe pse qeveria njoftoi para zgjedhjeve se do të hiqet ky detyrim, kjo nuk ndodhi. Njoftimi është se do të fillojë nga viti i ardhshëm.

“Për fat të keq, te ne ende do të vazhdojë kështu, as shërbimet nuk janë të organizuara si duhet. Kjo nuk është mirë. Në rastin kur dorëzohet deklaratë vjetore e tatimit ka frekuentimin masiv në DAP, mendoj se nuk është mirë. Ku janë ato sportele? Nuk ka . Kërkova në internet nuk ka . Vetëm në komunën e Aerodromit, në Qendër dhe Karposh nuk ka….

Për mua personalisht nuk është e vështirë, por sigurisht ka njerëz që nuk i kuptojnë gjërat dhe e kanë më vështirë dhe ju duhet ndihmë nga dikush tjetër. Mendova se nga ky vit do të bëhet, por nuk e di nëse ajo është aplikuar …

Mendoj se nuk duhet. Të gjitha të dhënat tona i kanë në sistem. Kjo për mua është humbje kohe dhe maltretim. Asgjë tjetër”, shprehen qytetarët e intervistuar. 

Nga DAP-i thonë se më shumë deklarata vjetore të tatimit kanë mbërritur në njësitë tatimore në Shkup. Menjëherë pas kësaj janë Shtipi dhe Manastiri, pas tyre vijnë Prilepi, Tetova dhe Strumica. Nga gjithsej 400 mijë tatimpagues të paraparë deri tani deklarata kanë dorëzuar vetëm 140 mijë qytetarë. Afati i fundit është 15 marsi. Ata që nuk do të dorëzojnë rrezikojnë një gjobë prej 200 eurosh.