Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot një seancë solemne me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Aty u mbajtën fjalime ku theksohej roli i NATO-s dhe u shprehën falenderime.

Mirëpo, çka ra në sy, ishte edhe ngritja në këmbë e deputetëve të VV-së kur u intonua himni i shtetit të Kosovës, të cilin dikur nuk e pranonin e as nderonin.

Nga pamjet e nxjerra nga transmetimi, shihen deputetët e kësaj partie teksa qëndrojnë në këmbë, shkruan reporteri.net.

Sidoqoftë, për seancën pati edhe disa polemika, ani pse u zhvilluan jashtë Kuvendit.

Disa deputetë nisën dhe e akuzuan Vjosa Osmanin se ka injoruar UÇK-në në fjalimin e saj.