Partitë politike edhe gjatë ditës së djeshme vazhduan takimet e tyre me qytetarët. Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhura aktivitetet e partive më të mëdha, gjatë ditës së djeshme në kuadër të fushatës zgjedhore.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka qenë në mesin e votuesve nga Struga dhe rrethina ku kanë promovuar kandidatin e tyre Ramiz Merko dhe kanë prezentuar kandidatët për këshilltarë komunash.

PDSH ka qenë në Gostivar ku ka prezentuar programin dhe idetë e Sabajdin Izairit, kandidatit për kryetar të komunës. Thaçi ka thënë se shqiptarët e Maqedonisë e kanë vetëm një betejë dhe ajo quhet PDSH.

Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës ka qenë në mesin e qytetarëve të Shkupit ku kanë prezentuar kandidatin për kryetar të Çairit dhe kandidatët tjerë.

Koalicioni Aleanca për shqiptarët e përbërë nga RDK dhe Uniteti, kanë vazhduar të promovojnë Shpat Iseinin për kryetar të komunës dhe kanë zhvilluar takime me banorët e Banjicës së Epërme, të Poshtme dhe Zdunjë.

LSDM ka mbajtur tubim në Shkup ku ka prezantuar të gjithë kandidatët për komunat e Shkupit dhe këshilltarët për këshilla komunal në Shkup dhe rrethinë.

OBRM-PDUKM ka qenë në Strumic ku mes tjerash ka premtuar treg të ri dhe bashkëkohor, kompleks rekreativo-sportiv dhe projekte tjera për këtë komunë. /Telegrafi/Fol/