Ismail Morina i njohur si “Ballisti”, është krye lajm në gjitha mediat shqiptare, por edhe më gjerë, pas raportimeve se Kroacia mund ta ekstradojë atë në Serbi.

Reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet, duke kërkuar liri për “Ballistin”, teksa një gjë të tillë tani e ka bërë edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi.

“Liri për Balllistin”, shkruhet në foton e postuar në “Instastory” nga lojtari i Colorado Rapids në MLS.

Ismail “Ballist” Morina, i njohur për autorësinë e ngritjes së dronit në Beograd më tetor të vitit 2015, vazhdon të jetë pas hekurave në Kroaci, aty ku qëndron i ndaluar prej afro një muaji.

3_1501338734-4423873