Në momentin që pritet vendimi i Gjykatës Administrative për paditë e Aleancës për Shqiptarët për parregullsitë në procesin e votimeve në Strugë, si dhe paditë e Lëvizjes BESA kryesisht për Komunën e Çairit informacionet flasin për një presion të BDI-së ndaj gjykatësve të Gjykatës administrative, që të njejtat ti hedhin poshtë me qëllim të mos ripërsëritet votimi në Strugë.

Ky presion bëhet nga BDI nëpërmjet Kryetarit të Gjykatës Administrative, Burim Sejdini nga Zajazi, gjykatës politik dhe i afërt me liderin e BDI-së Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin, i cili thuhet se po bën presion te vazhdueshëm.

Tendenca për ta politizuar këte gjykatë adninistrative dhe për ta vënë në shërbi të BDI-së dhe jo të drejtësise, flet se Qeveria e re, dhe kryeministri Zaev duhet sa më parë ta reformoj sistemin e drejtësisë dhe ta pastrojë ate nga ndikimi i gjykatësve politik qe janë emruar në kohën e BDI dhe VMRO-së.