Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një intervistë ekskluzive për Agjencinë e lajmeve Zhurnal ka deklaruar se si parti politike që nuk ka qenë në asnjë kombinatorik të pushtetit, e ka atë të drejtën të organizojë dhe përkrahë revoltën qytetarë, para qeverisë për shkak se qytetarët janë të dëshpruar.

Ngjashëm, protesta antiqeveritare ka paralajmëruar edhe VMRO-ja opozitare.

Sipas Kasamit  partia e tij do të analizojë edhe forma tjera të revoltës qytetare që përfshijnë dhe protesta masovike.

Përndryshe, paralajmërimet e Kasamit vijnë pas takimit të befasishëm që ndodhi një javë më parë ndërmjet kryetarëve të Lëvizjes Besa dhe VMRO-DPMNE-së, Bilall Kasamit dhe Hristijan Mickovskit.

Edhe pse  qasja politike e partisë që drejton z Mickovski akoma nuk ka ndryshuar në raport me shqiptarëve dhe nuk është distancuar qartë nga regjimi i kaluar, i drejtuar  prej azilantit Gruevski, takimi ndërmjet dy krerëve  vlerësohej nga qytetarët si i veprim i nxituar dhe reagim emocional pas mosmarrjes së ftesës për takim liderësh nga ana e kryeministri Zoran Zaev.