Nëpunësit policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar pranë MPB-së Shkup, dje, në rajonin e Karposhit e kanë privuar nga liria N.S. (39) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, të substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Siç bëri të ditur MPB, nëpunësit policorë, duke vepruar sipas urdhrit të lëshuar paraprak nga Gjykata Themelore Shkup 1 gjatë bastisjes në shtëpinë e të denoncuarit kanë gjetur saksi me kanabis dhe hapësirë të improvizuar për kultivim të kanabisit.

Pas dokumentimit të rastit kundër të denoncuarit do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal.