Një pjesë e ministrave të kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev do ti hyjë garës për kryetar komune.

Bëhet fjalë për ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski. Burime partiake pranë LSDM theksojnë se përveç Sugarevskit që do të konkurrojë në Prilep, pritet që edhe ministra tjerë të jenë në garën për lokalet.

Ndërkohë, nga partitë e tjera tanimë janë kalkuluar disa emra që do të konkurrojnë në zgjedhjet e 15 tetorit. Bujar Osmani i BDI-së përmendet si kandidat për Çairin, ndërsa Ramiz Merko për Strugën. Së fundi po lakohet edhe emri i ministrit të LR-PDSH, Arben Taravari për në Gostivar.