Arben Taravari, ushtrues detyre kryetar i Aleancës për Shqiptarët ka prezantuar një prurje të re në parti.

“Edhe një mjeke i bashkëngjitet Aleancës për Shqiptarët. Mirë se vjen dhe na priftë e mbara!
Doktoresha Isnije Vejseli Jonuzi është mjeke specialiste oftalmologe, jeton dhe vepron në Tetovë, Fakultetin e Mjekësisë dhe specializimin i kreu në Shkup.

Në ndërkohë ndjek studimet e doktoraturës.
Miqësia jonë daton që nga viti 1992 kur bashkëpunonim rreth përgatitjeve për provimin pranues për në fakultetin e mjekësisë në Shkup.

Doktoresha Isnije është nënë e dy fëmijëve, siç thotë ajo, ashtu si kujdeset për fëmijët e saj po ashtu kujdeset edhe për qindra fëmijë të tjerë që kërkojnë ndihmë oftalmologjike nga ajo si dhe për shëndetin e syve të qindra pacientëve që vijnë në spital ku edhe punon mjekja.

Doktoresha vendosi t’i bashkëngjitet familjes “ALEANCË” me ç’rast partia begatohet edhe me një mjek.

Mirë se vini doktoreshë e nderuar dhe na priftë e mbara!”, ka shkruar Taravari.