Edhe presidenti i vendit ka përshëndetur arritjen e konsesusit dhe marrëveshjes mes liderëve politik për mbajtjen e zgjedhjeve, që të njejtat të mbahen më 15 korrik, informon Zhurnal.

Presidenti Pendarovski pret që zgjedhjet të jenë fer dhe demokratike, ashtu siç i ka hije një vendi anëtare e NATO-s dhe e cila ka filluar bisedimet me BE-në.

“Përshëndes marrëveshjen e arritur mes liderëve të partive politike, që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 15 korrik sivjet.

Pres zgjedhjet të jenë fer dhe demokratike, ashtu siç i ka huje një vendi anëtare e NATO-s dhe e cila ka filluar negociatat me BE-në.

Konsesusi i arritur për datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare është edhe një tregues se në çdo vend të pjekur demokratik është i domosdoshëm dialogu politik përmes së cilit sillen vendime në interes të qytetarëve”, thuhet në urimin e Pendarovskit.

Ndryshe arritjen e konsesusit sot e përshëndetën edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim.///Zhurnal.mk