“Bombat” e reja po i analizon edhe Prokuroria Speciale Publike.

Nga ato pritet përgjigje se a bëhet fjalë për materiale të cilat i posedojnë ose bëhet fjalë për biseda të reja.

MPB dje njoftoi se e kanë zbuluar se kush qëndron pas profilit “El Cheka” dhe se kanë kërkuar nga Facebook që ai profil të mbyllet.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se është konfirmuar identiteti i personit i cili qëndron pas profilit./Telegrafi/