Reperi i njohur Gold AG është shumë i pëlqyer nga fansat për muzikën e tij.

Ai është i njohur për këngët e tij të veçanta dhe me dedikim, ndërsa në karrierën e tij ndër vite, Gold AG ka sjell edhe këngë revolte të cilat kanë protestuar gjendjen politike në vend.

Megjithatë, në raste të caktuara ai është parë edhe nën shoqërinë e politikanëve, ku ka shprehur mbështetjen e tij për ta.

Ndonëse nuk ka shprehur dëshirën e tij për tu marrë ndonjëherë me politikë, Gold AG tregoi së fundmi se ka vizituar Kuvendin e Kosovës.

Ai ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në hollin e Kuvendit, teksa ka shkruar: “Live nga Kuvendi”.

Në Kuvendin e Kosovës sot u diskutua për projektligjin e buxhetit për vitin 2018 nga deputetët e Kuvendit.

Ndërsa, reperi duket ta ketë vizituar Parlamentin vetëm për vizitë.