Moti gjatë paradites në lugina do të jetë me mjegull dhe vranësira të pakta.

Gjatë ditës do të jetë me diell, kurse gjatë ditës vranësirat do të rriten.

Do të fryjë edhe erë e dobët në drejtim perëndimor, i cila do të jetë më e theksuar në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 9, kurse maksimalja do të arrijë prej 17 deri në 23 gradë celsius.

Në Shkup mëngjesi do të jetë me mjegull dhe vranësira të pakta, kurse gjatë ditës me diell. Temperatura do të ulet deri në 6, kurse maksimalja do të arrijë deri në 19 gradë celsius.

Mot i ngjashëm do të na shoqërojë edhe gjatë ditës të shtunën, por në mbrëmje do të vazhdojë me reshje të shiut. Reshje do të ketë edhe të dielën, të cilat do të shoqërohen me erë.