Një batanije dhe një dyshek….

Kjo është e gjitha që ka kjo familje katërantarëshe.

Ata nuk kanë as shtëpi, ndërsa për momentin jetojnë me qira. Për shkak gjendjes së rëndë ekonomike qiranë ua paguajnë të tjerët që kanë shprehë vullnet për t’iu ndihmuar.

Kryefamiljari Sejdi Saiti, çdo ditë pret që dikush ta thërret të bëjë punë krahu. Kishte provuar të hyjë në punë, por pa sukses.

“Nuk kemi për të paguar as dhe qiranë, vllau i nuses ma ka paguar , ishte dje pronari banesës, na tha duhet ta paguani, unë nuk kamë, jam i detyruar të dal edhe në park. Nuk marrim as ndihmë sociale, gjitha dokumentet i kamë, por nuk më japin. Atje në Studeniçan, nuk kisha kushtet 4 vëllezër kemi qenë ishim shumë keq atje. Këtu janë dy dhoma, vetëm në këtë dhomë rri sepse të tjerat shumë ftoftë. Kemi dy ditë që nuk kam blerë bukë, buka e fundit ishte sot gjysmë bukë që hëngrën fëmijët”, tha Sejdi Saiti, kryefamiljar.

E zonja e shtëpisë Begnaz Saiti, thotë se në vend të qumështit, fëmijëve u jep ujë me sheqer.

Shpesh herë shkon tek kuzhina, por nuk ka asgjë që t’i gëzoj fëmijët.

Ajo thotë se e ka shumë rënd kur fëmijët i kërkojnë për të ngrënë dhe ajo nuk ka çfarë të ju ofroj.

“Kam jetuar në Studeniçan 5 vjet, tani 6 muaj jemi me qira, sepse 4 vëllezërit me dy dhoma, u martua kunati e unë nuk munda të flejë me vjehrrën dhe kunatin në korridor. Ne nuk po kemi edhe qiranë ta paguajmë , ndonjëherë edhe fëmijët po ngelin pa bukë. Ndonjëherë burrin e thirrshin për punë, tash askush nuk e thirr, ka dy ditë kemi mbet pa bukë, vëllai im më solli bukë”, u shpreh Begnaz Saiti, kryefamiljare.

Ndonëse në kushte të vështira, këtë familje e mbanë të gjallë shpresa, se dikush atyre do t’ua zgjatë dorën për lëmoshë.

Të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë në numrin e telefonit:

+389 70 906 250

Sejdi Saiti

https://youtu.be/SGA0qRSyZeo