Dy nga tre ekspertët ligjor që e kanë kontrolluar gjendjen psikike të vrasësit Boban Iliq, nuk kanë pasur licencë për kryerjen e ekspertizave. Ngjashëm si kolegu i saj, neuropsikiatri Branisllav Stefanovski, edhe psikiatrja Zoja Babinkostova duket se nuk ka pasur licencë punë për realizimin e ekspertizave ligjore me palë, shkruan gazeta KOHA.

Në bazë të një vendimi të nënshkruar nga Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, thuhet se psikiatres Zoja Babinkostova, i merret licenca e punës dhe e njëjta fshihet nga Regjistri i ekspertëve ligjor. Në arsyetimin e këtij vendimi të Ministrisë së Drejtësisë, thuhet se personi ekspertë, në këtë rast psikiatrja Zoja Babinkostova (ndryshe e njohur si psikiatre e cila e ka kontrolluar vrasësin Boban Iliq), nuk e ka paguar anëtarësinë vjetore për vitin 2015, 2016 dhe 2017 në Odën e ekspertëve ligjor.

“Në bazë të raportit të dorëzuar deri te Ministria e Drejtësisë nga ana e Odës së ekspertëve ligjor për mbajtjen e evidencës për pagesën e anëtarësisë vjetore, Ministri i Drejtësisë vendosi t’ia marrë Licencën për ekspertizë personit Zoja Babinkostova…