Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar sot një status në Facebook, ku shkruan se, dakordësia e plotë me FMN për projekt-buxhetin 2017 është një përgjigje shembullore për gjithë politikanët dhe shkarrashkruesit e kazanit.

Postimi i kryeministrit Rama:

Qentë Le Të Lehin Karvani Do Ecë Përpara. Dakordësia e plotë me FMN për Projekt-Buxhetin 2017, një përgjigje shembullore për gjithë politikanët dhe shkarrashkruesit e kazanit.

Falë reformave të thella që po fillojnë të japin rezultate: 

1. Hera e parë që 100 MILIONE USD jepen në një buxhet të vetëm vjetor për rritje rrogash e pensionesh 

2. Rrogat e pensionet rriten për herë të parë DUKE ULUR NDJESHEM BORXHIN PUBLIK 

3. Borxhi Publik ulet ne 69.1 % te PBB, paralelisht me rritjen e rrogave e të pensioneve 

4. Defiçiti ulet në -2%, me i ulëti në historinë e financave publike (deri sot më i ulëti në 25 vjet ishte -3.1%) 

5. Defiçiti primar plus 0.7%, më pozitivi në historinë e financave publike të 25 vjetëve të fundit RRITJA EKONOMIKE SHKON NE AFRO 4% (në 2013 ishte nën 1%). #Rilindje #Shqipëria e Gjeneratës Tjetër