Partia e minoritetit maqedonas në Shqipëri, Aleanca maqedonase për integrim europian e udhëhequr nga kryetari i Bashkisë Pustec, Edmond Temellko ka reaguar ndaj qëndrimit të Parlamentit europian që e konsideronte minoritetin sllavofon si bullgar.
“Në Shqipëri nuk ka minoritet bullgar, por ai ekziston vetëm në mendjet e zyrtarëve në Sofje të cilët janë antimaqedonas. Partia Aleanca maqedonase e konsideron kërkesën për njohje të minoriteti “bullgar” në Shqipëri si shkelje të ligjit për të drejtat e njeriut” thuhet ndër të tjera në deklaratën e Edmond Temelkos, i cili në Maqedoni u bë i njohur si i dyshuar nga Prokuroria Speciale për manipulime zgjedhore në favor të VMRO-DPMNE-së.