Rajnhard Pribe, i cili shpeshherë quhet “egjeli i qeverisë VMRO-BDI” pasi raporti i tij konsiderohet si mjaft i rëndësishëm për prishjen e “jaranisë” 10 vjeçare qeveritare, e vizitoi Shkupin në periudhën prej 5 deri më 7 dhjetor. Ai kryesoi grupin e ekspertëve të lartë juridik për ta vlerësuar gjendjen në fushën e sundimit të së drejtës gjatë vitit 2015 dhe 2017.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për ta ndjekur zbatimin e rekomandimeve të bëra nga ky grup në lidhje me reformat në gjyqësi, transmeton Gazeta Lajm.
“Z. Priebe pati takime me faktorët në fushën e gjyqësisë dhe përfaqësuesit e qeverisë për ta vlerësuar përparimin e bërë dhe për t’i këshilluar autoritetet në dhënien e rezultateve të prekshme.

Z.Pribe, nëmes tjerash gjithashtu përkujtoi për nevojën që pakoja e ardhshme e ndryshimeve të Ligjit për Gjyqet dhe Ligjit për Këshillin Gjyqsor plotësisht t’i pasqyrojë rekomandimet e bëra si dhe ato që do të vijojnë nga ana e Komisionit të Venedikut dhe ekspertëve të BE-së. Z.Pribe nënvizoi edhe njëherë nevojën për ta rindërtuar besimin në institucionet gjyqësore veçanërisht me ndërmarrjen e masave konkrete për rritjen e transparencës dhe ndryshimit të sjelljes. Për më tepër, inspektimet në Sistemin për ndarjen automatike të rasteve gjyqsore (ACCMIS) duhet të jep rezultate konkrete nëpërmjet hetimeve nga ana e Prokurorit Publik dhe kontrollit nga ana e Këshillit Gjyqsor. Këshilli Gjyqsor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik duhet t’i adresojnë rekomandimet e Grupit të ekspertëve të lartë juridik, në veçanti ato për mbrojtjen e pavarësisë së gjyqsorit dhe sigurimin e llogaridhënies. Z. Pribe gjithashtu e theksoi nevojën për zbatimin e rekomandimeve nga misioni vlerësues për trajnime për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik”, thuhet në njoftimin nga zyra e BE-së.

Vizita e Priebe ishte plotësim i ndihmës së BE-së që iu jepet reformave që janë në vijim e sipër në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillit për Prokurorë publikë së bashku më ekspertët e BE-së që i ndihmojnë këto organe.

Ai do t’i raportojë Komisionit Europian në kuadër të përgatitjeve për Raportin e ardhshëm të rregullt vjetor mbi vendin që do të publikonte në pranverë të vitit 2019.