Deputeti i BDI-së Ejup Alimi në seancën e sotme parlamentare i bëri thirrje deputetëve të opozitës që mos të diskutojnë për tema që janë jashtë pikës së rendit të ditës, shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm Marko Zvërlevski.

Ai u bëri thirrje kolegëve të tij që mos të debatojnë për personalitete dhe çështje që nuk janë subjekt i debatit parlamentar, si problemin e deponisë në Tetovë dhe kryetaren Teuta Arifi.

“Më shumë se dy javë deputetët e VMRO-DPMNE-së, po keqpërdorin foltoren e Parlamentit. Qytetarët janë të vetëdijshëm se kush po bllokon Parlamentin dhe vet do të vlerësojnë se kush është në të drejtë”, tha Alimi duke shtuar se po parashtrojnë interpelanca për ministrat akoma pa kaluar 100 ditë nga zgjedhja e tyre.