Javorja britanike “Ekonomist” në tekstin me titull: “Terminale me qëndrim: Riemërimi i aeroporteve ballkanike me qëllim që të nervozohen fqinjët” merret me fenomenin e emrave të rinj të aeroporteve në rajon.

Javorja shkruan se “nëpër gjithë Ballkanin po ndërtohen terminale të reja të aeroporteve dhe po emërohen në mënyrë të tillë që t’i nervozojnë fqinjët”.

“Ekonomist”, pohon se “lojën rreth emërimit të aeroporteve e kanë filluar grekët, me ç’rast aeroporti në Selanik në vitin 1992 i riemëruar në “Maqedoni”.

“Greqia dhe Maqedonia janë në kontest nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë në vitin 1991. Greqia thotë se emri Maqedoni implikon aspirata territoriale drejt pjesës së Maqedonisë historike, e cila ndodhet në Greqi. Maqedonasit ua rikthyen në vitin 2007, me ndryshim të emrit të aeroportit në Shkup në ‘Aleksandri i Madh’, të cilin e përvetësojnë të dy vendet. Megjithatë, qeveria e re në Maqedoni dëshiron t’i përmirësojë marrëdhëniet me Greqinë, madje kështu është e mundur që të ketë ndryshim të ri të emrit”, thuhet në tekst.

“Objekt i ri futurist është hapur në mars në Zagreb, kryeqyteti i Zagrebit. Ai u riemërua sipas Franjo Tugjman, babai i lëvizjes kroate për pavarësi. Ai zhvillonte luftë të ashpër kundër serbëve kroatë, që i mbështeste Serbia dhe të cilët e formuan republikën e ndarë serbe në një të tretën e territorit të Kroacisë e cila ishte jetëshkurtër. Shumica e serbëve u dëbuan nga Kroacia në vitin 1995”, shkruan në artikull.

“Ekonomist” e përmend edhe shembullin në Kosovë.

“Pas 18 viteve nga përfundimi i luftës së Kosovës, edhe më tej nuk mund të fluturoni nga ‘Nikolla Teslla’ në ‘Adem Jashari’, në nder të së cilit aeroporti prishtinas e mban emrin nga viti 2010. Jashari ishte njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u vra së bashku me një numër të madh të anëtarëve të familjes pas rrethimit serb të strehimores së tij në vitin 1998. Sot, ai është hero i kosovarëve”, shkruan gazeta.

Javorja njofton se “disa emra nuk janë ndryshuar”.

“Në Bosnjë, aeroporti sarajevas edhe më tej është ‘Sarajevë’, si edhe më parë. Tentimi që në vitin 2005 të riemërohet në ‘Alija Izetbegoviq’, sipas liderit ushtarak të myslimanëve boshnjakë, veto vendosi prokonsulli ndërkombëtar Pedi Eshdaun. Në Podgoricë, aeroporti edhe më tej quhet ‘Podgoricë’, përveç në shenjën për bagazh. Atje ende qëndron TGD, përkujtim i kohës kur kryeqyteti malazez e mbante emrin Titograd sipas Josip Broz Titos, lider jugosllav, i cili ndërroi jetë në vitin 1980”, shkruan “Ekonomist”.