Pas formimit të qeverisë mes LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës, portali TetovaSot mëson se BDI-ja e Ali Ahmetit sot ka biseduar me PDSH-në e Menduh Thaçit.

Nuk dihet ende nëse bisedimet kanë qenë për hyrjen e PDSH-së në qeveri dhe ndarjen e kulaçit qeveritar mes partive shqiptare.

Ndryshe ditëve me vijim pritet që të zyrtarizohen edhe ndarjet e posteve të eshalonit të dytë dhe të tretë ku deri më tani mësohet se BDI dhe Aleanca e kanë ndarë 65 me 35 per qind postet e zv/ministrave dhe drejtorëve./TetovaSot/