Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për të bashkëqeverisur në komunën e Gjilanit.Lajmin e ka konfirmuar për GazetaBlic, Riad Rashiti ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK’së në Gjilan.“Po kemi marrëveshje. PDK’së do t`i takojnë nënkryetari i komunës dhe katër drejtori”, ka thënë ai.
Drejtoritë që do t`i ketë PDK-ja, janë ajo për Buxhet Dhe Financa, Drejtorinë e Bujqësisë, Zhvillimit Ekonomik dhe Shëndetësisë.Ndryshe seanca e thirur konstituive e Kuvendit Komunale ishte shtyrë për shkak të negociatave që kishin këto dy subjekete politike për arritjen e marrëveshjes për të ndarë pushtetin.Për nesër e premte është paralajmëruar mbajtja e kësaj mbledhjeje dhe se sigurisht pas arritjes së ujdisë ndërmjet VV’së dhe PDK’së në Gjilan, do të zgjedhet edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal.