Sipas informacioneve tek të cilat ka arritur portali jonë nga burime qeveritare marrim vesh se po zhvillohen bisedime mes Qeverisë,Komunës së Haraçinës dhe Komunës së Gazi Babës që një pjesë e Jugohromit të dislokohet në fshatin Mojancë të Komunës së Haraçinës..

Nuk do ishte asgjë e keqe që ndërtohet një fabrikë në Komunën e Haraçinës por është tragjike se Komuna e Haraçinës dhe Komuna e Gazi Babës kanë rënë dakord për shkëmbim të teritoreve dhe sipas marrveshjes Haraçina do ta merr pjesën nga rruga për fshatin Bërnjarcë deri tek ura e qarkorës së Shkupit (pompa Davos) kurse Mojancën e merr Komuna e Gazi Babës dhe fabrika do të ndërtohet në Mojancë që do të jet teritor i Komunës Gazi Babë…

Pas këtij plani fshehen qëllime të biznis llobit nga dega e LSDM -Haraçinë të cilët duan të marrin nën kompetenc tokën në hyrje të Haraçinës e cila duhet të jet zonë industriale dhe të njejtën ta shëndrrojnë në tokë ndërtimore për qëllime përfitimi…