Kryeministri Zoran Zaev sipas të gjitha gjasave nuk do të takohet me kreun e opozitës, Mickoski rreth ndryshimeve kushtetuese të Marrëveshjes së Prespës, mësohet që do të shkohet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, këtë informacion për Plusinfo e jep një zyrtar i lartë i Qeverisë, përcjell Fol.

Sipas tij, Zaev dhe LSDM nuk kanë ndërmend për ta bindur Mickoskin, deputetët e VMRO-DPMNE-së për të votuar mbi ndryshimet kushtetuese.

Ne nuk synojmë të takojmë Zaevin me Mickoskin. Përgatitemi për zgjedhje pasi që nuk ka asnjë asnjë zgjidhje për të bë në parlament – tha zyrtari i lartë i Qeverisë për Plusinfo.

Mickovski dhe VMRO-DPMNE pas referendumit kanë deklaruar se Marrëveshja e Prespës është e vdekur.

Nëse Zaev është i vendosur për zgjedhje të parakohshme parlamentare do të duhet së pari të bindë partnerin qeveritar Ali Ahmetin, i cili tani mban qëndrimin se duhet të bëhet një përpjekje që VMRO-DPMNE të mbështet amendamentet kushtetuese.

Megjithatë, partia e Ahmetit thotë se zgjedhjet janë një opsion më i besueshëm sesa një rezolutë në parlament. Kryeministri Zaev pas shpalljes së rezultateve të referendumit njoftoi se në qoftë nuk do të bin dakord me VMRO-DPMNE që të mbeshtesin ndryshimet kushtetusese atëherë vendi do të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamemtare edhe atë më 25 nëntor./Fol/