Skandalet e anëtarëve të qeverisë kapërcejnë kufijtë. Me rrogë mujore vetëm 1 mije e 500 euro , zv ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Nazim Bushi fle në hotel me 20 mijë euro nata në Turqi. Kush ja pagoi atij biletën për situtën presidenciale të hotelit në Stamboll, ndërsa në video shfaqet dhe i biri në shoqërine e dy vajzave. Detajet ne materialin në vijim.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, ka qëndruar një natë në suitën presidenciale të hotelit ‘CVK Park Bosphorus Hotel’ në Stamboll.

Këtë gjë e fakton edhe video që ka bërë vetë z. Bushi brenda ambienteve të suitës presidenciale, e cila ka një hapësirë 850 metra.

Te kjo video shihet qartë se zv.minstri është duke filmuar ambientet e brendshme të suitës luksoze .

Në një tjetër moment në video shihet edhe djali i zv.ministrit, Qerim Bushi, nën shoqërinë e dy vajzave.

Nga një kërkim i thjeshtë në Booking na rezultoi se nata në suitën presidenciale është 20 mijë euro.

IMG_1369