Afërsia e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev me partinë shqiptare që ishte bashkëpunëtore e VMRO-së, BDI -në ka ngjallur reagime të shumta te blloku politik shqiptar si dhe shtresat intelektuale si dhe te mbarë qytetarët shqiptarë, të cilët ndjehen të tradhëtuar nga Zaev për tendencën dhe qëllimin e tij për ta mbajtur në skenën politike sa më gjatë BDI-në.

Por çka fshihet në fakt pas kësaj loje të Zaevit? Portali fol nga burime të afërta me LSDM dhe kryeministrin Zoran Zaev mëson  se pas gjithë kësaj qëndron një plan B, i cili plan parasheh pastrimin e BDI nga ish strukturat e UÇK-së si dhe vendosjen në pozita udhëheqësetë  persona që kanë qenë ose  janë nën kontrollin e LSDM –së, e me çka do të vihej në kontroll e gjithë partia e BDI-së.

Po të njejta burime njoftojnë se Zaev po përgatit terenin që Teuta Arifin ta bëjë lidere të BDI, pasi Ali Ahmeti të jap dorëheqje, e me këtë t’i mbyllen mundësitë krahut të luftës, Hazbi Lika që të marrë drejtimin e BDI – së, pasiqë Lika shihet si zëvëndësuesi më i denjë dhe i mundshëm i Ahmetit në postin e liderit të BDI-së.

Jo rastësisht z Zaevi i publikoi vetëm disa prej bombave të shumta për funksionarët e BDI-së që tani ta ketë më lehtë ti mbaj në kontroll personat që planifikon t’i vendos në krye të BDI-së .

Ky fakt bëhet edhe më bindës nëse i analizojmë gjërat në një kronologji më të gjërë, Teuta Arifi ka një raport më të ngushtë me LSDM-në e ish kryeministrit Branko Cërvenkovski , e sidomos me Lubomir Fërçkovskin pasi ka qenë bashkëpunëtore e afërt e tij dhe zyrtarëve të LSDM-së të asaj kohe dhe lidhjet e tyre nuk janë shkëputur asnjëherë, kjo u dëshmua edhe pas zgjedhjeve të dhjetorit 2016, ku pikërisht Teuta Arifi ishte ajo që më shumti u mundua që mos të lejojë një koalicion mes BDI dhe VMRO por të lidhet koalicion me partinë e LSDM-së.

Ndërkaq edhe burimet tona brenda BDI flasin se shumica e nëndegëve të BDI në Tetovë ishin kundër kandidimit të zonjës Arifi për kryetare të komunës së Tetovës por siç mësojmë Teuta Arifi ka kërcënuar se do e kandidonte motrën e sajë si kandidate të LSDM-së dhe me këtë do e ndante në gjysë votën e BDI në Tetovë duke e futur në garë edhe Lsdm në komunën e Tetovës.

Edhe këtu kishte ndikim indirekt Zoran Zaev te njerzit të cilët tani më janë në kontrollin e tij dhe janë pjesë e planit për marrjen e BDI-së në dorë dhe nën kontroll indirekt të LSDM dhe kryeministrit Zoran Zaev.

Këtë e fakt e dinë shumë mirë dhe lideri i BDI Ali Ahmeti por në pamundësi për të bërë diçka më shumë është tërhequr largë opinionit dhe në raundin e dytë Zoran Zaev kërkon vota për kandidatët e BDI-së.

Zyrtarë tjerë të cilët parashihen të jenë pjese e këtij ndryshimi në BDI janë edhe Visar Ganiu kandidat për komunën e Çairit, Bujar Osmani zvkryeministër, Ramiz Merko kandidat për komunën e Strugës, Ruzhdi Lata, Blerim Bexheti, Artan Grubi, etj/fol.mk