Njohësit e zhvillimeve në gjyqësor vlerësojnë se nuk është aspak e rastësishme që Gjykata
Supreme tani nëpërmjet referatit mundohet të marrë një qëndrim lidhur me bisedat e përgjuara. Besa Arifi thotë se refuzimi i bisedave të përgjuara nga Supremja nuk ishe befasi.

 Unë do të komentoja këtë nen që bazohet vendimi i Apelit në rastin “Spiuni” pasi ky nen thotë provat e siguruara në mënyrë të paligjshme ose përmes shkeljeve të të drejtave dhe lirive të parapara në Kushtetutë në ligje dhe marrëveshjet ndërkombëtare si dhe provat që dalin prej tyre nuk mund të përdoren dhe mbi to nuk mund të bazohet vendim gjyqësor. Kjo do të thotë se ligji përcakton vetëm mënyrën joligjore të marrjes së provave dhe jo mënyrën se si këto prova janë krijuar., Këtë dallim shumë mirë e bën aktgjykimi i Apelit për rastin “Spiuni”. Faktikisht ajo është argumentim i bazuar në ligj. Ajo që mundohet tani ta bëjë Gjykata Supreme është që të shkojë kundër këtij qëndrimi që nuk është vetëm një qëndrim i Gjykatës së Apelit, por është gjithashtu i bazohet në praktikën e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe këtu lindin problemet – deklaroi profesoresha Besa Arifi.

Ish gjykatësi Sejfulla Osmani thotë se nuk mundet që Gjykata e Apelit të lejojë që në një proces gjyqësor bisedat e përgjuara të përdoren si dëshmi të ligjshme ndërsa në tjetër rast të njëjtat t’i hedh poshtë.

 Kjo është e keqja e situatës ,në qoftë se kemi një qëndrim për një dëshmi që është në formë identike e siguruar atëherë detyrimisht se edhe për rastin konkret duhet të vendos në favor të PSP-së që të lejojë që ato dëshmi të përdoren si dëshmi të ligjshme – tha Sejfulla Osmani.

Mirosllav Draganov nga Instituti për të drejtat e njeriut thotë se nuk duhet penguar puna e PSP-së.

Ja ne sërish themi si sektor civil, të mos ketë pengesa për PSP-në nga asnjë palë sepse ajo u formua si rezultat i indikacioneve për veprime korrupsioni ku janë shkelur të drejtat dhe liritë e qytetarëve të Maqedonisë dhe si rezultat i asaj që ka pasur keqpërdorime të mëdha mes tjerash edhe në gjyqësor. Kështu që ne duhet ta lejojmë të punojë sepse me vetë atë që shkaktohen pengesa në të gjitha etapat dhe Institucionet e mundshme është evidente përshtypja se ato pengesa kanë ndonjë prapavijë – tha Mirosllav Draganov, Instituti për të drejtat e njeriut.

Gjykatësit suprem të mërkurën e anuluan deklarimin mbi dy referatët me të cilat kryetari i gjykatës Jovo Vangellovski kërkon nga gjykata që të krijojë qëndrim me të cilin të ashtuquajturat “Bomba” apo bisedat e përgjuara nuk do të mund të jenë dëshmi në procedurë gjyqësore dhe e dyta , PSP-së do ti kontestohet e drejta të dorëzojë kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë