Situata në Maqedonia paraqitet veçanërisht e rrezikshme, mendon eksperti rus Pavel Kandel për mediat ruse.

“BE dhe SHBA i bëjnë presion presidentit Gjorge Ivanov për ta mandatuar si kryeministër liderin opozitar Zoran Zaev. Por presidenti heziton, edhe pse ai duhet të punojë sipas Kushtetutës,” thotë Kandel. Nëse Ivanov nuk do e mandatojë, atëherë mund të ketë përfundim “shumë tragjik”: “Situata në Maqedoni është vërtet shumë e paqetë.”

Maqedonia prej zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetori ka mbetur pa qeveri.