Dy vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi, të dy nga Pogradeci janë gjetur të vrarë me armë zjarri, në fshatin Zvirinë të Maliqit.

Pas ekzekutimit, trupat e pajetë ishin hedhur në një kanal pranë vendit të quajtur “Kisha e Vogël” dhe ishin mbuluar me dhè dhe u gjetën rastësisht nga një punonjës i Ujësjellësit.

“Në një kanal ishte një trup me një dorë jashtë, menjëherë njoftova policinë”.

Policia tha se atë dy vellëzerit ishin larguar nga shtëpia 3 ditë më parë. Sipas familjarëve të viktimave, dy të rinjtë nuk kishin një punë stabël.

Nëna: Çfarëdo që të kishin le të trokisnin në derën time, do i përgjigjesha unë, jo të më merrnin jetën e dy trimave. Më mbyllën derën.

Kishin konflikte djemtë?

Nëna: Asgjë nuk më thanë, kurrë nuk m’u ankuan. Nuk e di…

Me çfarë merreshin djemtë? Çfarë pune bënin?

Nëna: Ata kur gjenin punonin. Kur s’gjenin nuk punonin. Punë të ndryshme, me ndonjë shok… Por jo, punë kështu nuk kishin.

Gjatë kësaj kohe që ata munguan në shtëpi, i keni telefonuar?

Nëna: Po po, që në orën 22:00… Atyre ja u kishin marrë telefonat që në datën 7, ja kishin zhdukur. Në orën 22:00 të darkës nuk kishin më telefon.

Ju tentuat komunikimin?

Nëna: 100 herë janë pak.

Kush mendoni se e ka bërë?

Nëna: Unë po ta dija, bashkë me fëmijët e mi e me veten time…

Kanë qenë të shqetësuar djemtë këto kohë?

Nëna: Jo, jo.

Çfarë kërkoni nga policia?

Nëna: Të zbardhet, kujt ju tha dora që të shtrivi në dhe dy djemtë, dy vëllezër.

Keni bërë kërkime vetë si familje?

Burime të policisë bëjnë me dije se Andrea dhe Martin Olldashi janë persona me precedentë të mëparshëm penal, pasi janë arrestuar për vjedhje banese, ndërkohë që në vitin 2012 i kanë vendosur tritol lokalit të një ish –futbollisti, në Pogradec. Policia dyshon se të dy kanë patur konflikte me persona të tjerë.

Grupi hetimor po kontrollon celularët e tyre dhe po ndjekin itinerari i lëvizjeve në përpjekje për të zbuluar autorët.