Baroni meksikan i drogës Joakin Guzman, i njohur si “El Chapo” është ekstraduar ne Shtetet e Bashkuara, njoftoi qeveria e Meksikës. Ai mbërriti ne Nju Jork me nje fluturim te nisur nga Ciudad Juarez. Guzman, i cili përballet me burgim te përjetshëm, kërkohet nga autoritetet amerikane per trafik ndërkombëtar droge. Drejtuesi i kartelit te Sinaloas përballej me dy kërkesa per ekstradim, nje nga Kalifornia dhe nje nga Teksasi. Per disa muaj u zhvillua nje beteje ligjore, pasi avokatet e tij tentuan qe ai te qëndronte ne Meksike. Por tashme, nen masa ekstreme sigurie ai u transferua ne SHBA, ku pritet te dale përpara nje gjykate federale ne Bruklin. Ekstradimi ne SHBA i El Chapos i jep fund sagave te nje prej baronëve me te mëdhenj te drogës te kohërave moderne. Ai besohet se ka siguruar miliarda dollarë nga trafiku i drogës, duke qene përherë ne qendër te vëmendjes. Bosi i drogës u arrestua ne janar te një viti me pare ne nje operacion madhor te forcave meksikane te sigurisë, pasi kishte mundur te arratisej dy here me pare nga burgu.