El Cheka tash më personi më i përfolur në Maqedoninë e Veriut e më gjërë, me publikimin e përgjimeve kundër funksionarëve të BDI-së, ku target e ka liderin Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferin.

Edhe përkundër presionit të hatashëm ndaj tij, nga ana e  BDI-së dhe  Shtetit,  të cilët kanë hapur procedurën penale në Prokurorinë e Kërçovës për ta ndjekur si të dyshuar për kryerje të veprave penale, El Cheka nuk ka të ndalur. Ai së fundi ka hapur profile të reja për publikimin e materialeve të përgjuara  dhe në një postim të fundit thotë :

“Kot mundohen të na pengojnë BDI dhe UDBA, kurrë nuk mundin me na ndal edhe sikur të më  vrasin, sepse pas meje qëndrojnë edhe mbi 2 mijë e 200 persona të gatshëm për të shpërndarë këto materiale që kanë trazuar rehatinë e BDI-së”

Së fundi përveç kanalit në You Tube  nën emrin e profilit  e Zoran Zaev kanë hapur edhe profile tjera që mund ti shifni KËTU