Kategoria speciale që ka përjetuar rritje substanciale është kategoria subsvencione dhe transfere dhe aty kemi rritje për 65,7% është rritje enorme,është rritje shumë e madhe që i jepen këtij buxheti, tiparin e buxhetit politik, tiparin e buxhetit social, tiparin e buxhetit parazgjedhor.

Kategoria subsvencione dhe transfere nën nomenklaturën e klasifikimit të shpenzimeve publike i ka tre grupe, tre kategori: ka subsvencione për ndërmarrjet publike,ka subsvencione për ndërmarrjet private dhe i ka transferet për organizatat joqeveritare. Nëse analizojmë brenda në buxhet strukturën e shpenzimeve publike, do të shohim që subsvencionet për ndërmarrjet publike janë rrit, subsvencione për organizatat joqeveritare janë rrit dhe kush janë zvogëluar?

Janë zvogëluar subsvencionet për ndërmarrjet private, a nuk është kjo dëshmi e mjaftueshme se kemi shpenzim joproduktiv, se kemi shpenzime me kritere joproduktive dhe joefikase. Kemi ndërmarrje publike që udhëhiqen nga Qeveria, nga përfaqësues- të emëruarit e Qeverisë dhe ne do të duhet t’i financojmë ato pavarësisht se kemi ndërmarrje publike që funksionojnë në minimumin e lejueshmërisë por ne prap duhet t’i financojmë sepse është vit parazgjedhor, është fushatë parazgjedhore dhe duhet aty- këtu tu bëjmë ndonjë punësim me kontratë në vepër.

Askush nuk ka kundër organizatave joqeveritare por jo organizatat joqeveritare të jenë targeti kryesor i financimit të buxhetit. Çdo vit rritet këtë vit në strukturën e buxhetit dotacionet kapitale ndaj ndërrmarjeve joqeveritare janë rrit për tre herë që është shumë për këtë nivel të buxhetit.