Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, në intervistën për Alsat duke i komentuar zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, partinë aktuale shqiptare në pushtet, BDI, e ka cilësuar si parti të regjimit në një shtet ku shqiptarë janë inekzistent, ndërkaq Aleancën për Shqiptarët si parti që po qëndron me BDI-në dhe pret të kaloj në Qeveri në çdo rast. edhe një herë ka paraqitur qëndrimin e Vetëvendosjes për përkrahje ndaj koalicionit opozitar, Lidhja Europianë për Ndryshim.

“Blloqet këtu për më të mirën e shqiptarëve janë të haptas të ndarë, janë të qartë, do të dihet se BDI-ja është parti e regjimit dhe ky regjim është Maqedonia ku shiptarët nuk ekzistojnë, që Aleanca për Shqiptarët është ende e pavendosur, nuk e di se sa të çara janë marrëdhëniet aty brenda, por është e pavendosur dhe duket deri tani se më tepër po tenton të rrijë me BDI-në, pret që të kalojë në aksin e qeverisë maqedonse në çdo rast. Nga ana tjetër kemi bllokun opozitar, kjo është për tu lavdëruar. Ne si Vetëvendosje kemi mbështetur gjithmonë opozitën ndaj çdo iniciativë, që merr pjesë në qeveritë maqedonse për ta heshtur, fshehur elementin shqiptar, prandaj gjithmonë kemi mbështetur opozitën”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, koalicioni opozitar më në fund paraqitet në tre linja politike që kanë historicitetin e tyre në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, por që aktualisht po pretendojnë, po përfaqësojnë, po kordinohen për ta paraqitur elementin shqiptarë sa më të fuqishëm.

“Ne jemi të gatshëm të mbeshtesim cdo linjë politike të shqiptarëve që i nxjerr shqiptarët si një shumicë e dytë në RMV. Kur themi këtë duam të themi që shteti maqedonas deri tani është shteti I sllavomaqedonëve. Jo, vërtetësia e RMV-së është një shtet maqedono – shqiptar dhe në qoftë se ka koalicione që do ta ngrenë prezencën, përfaqësimin e shqiptarëve në këtë pikë dhe jo vetëm në fushatë, por në çdo përfaqësim të mundshëm qeveritar ne do ti mbështesim”, bën të ditur Elvis Hoxha, anëtar i kryesisë së VV-së.
Duke komentuar takimin në Prishtinë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, Hoxha tha se Kurti e në atë takim ka ftuar Taravarin të reflektojë në lidhje me koalicionin opozitar.

“Ky është një takim ku është e sigurtë që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, natyrisht sipas linjës që ka VV duke mbështetur opozitën, e ka ftuar të reflektojë Z.Arben Taravari në lidhje me koalicionin opozitarë dhe vërtetësinë opozitare të ekzistencës shqiptare, ekzistencës politike. Nuk mund të ekzistoj tërësia e shqiptarëve në një shtet të tillë maqedonas pa qënë i vendosur në një vëzhgim opozitar. Ekzistenca e shqiptarëve në formë pushteti në këtë gjendje ku edhe ndryshimet kushtetuese nuk e përfshinë shqiptarin, ku edhe ndryshimi i emrit qoftë Maqedoni e Veriut nuk e përfshin shqiptarin, nuk mund të përdoret si fshehje e faktit se shqiptarët nuk janë qeveribërës në Maqedoni. Arben Taravari natyrisht është thirur në bashkim të një koalicioni të shprehur të shqiptarëve opozitar. Në thelb shqiptarët duhet të jenë opozitar ndaj këtij shteti. Maqedonia nuk është shtet i shqiptarëve, nuk është prezentuar kurrë si i tillë”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës në vendin tonë duhen subjekte politike dheduhen tema politike, tema që janë fabrikuar vit pas viti në dy dekada, nga fakti se ne përfaqësimin e shqiptarëve në qeveritë maqedonse shqiptarët nuk kanë ndryshuar. Qeveritë maqedonse nga ana e maqedonve e kanë ndryshuar, shqiptarët që janë më të shtypurit nuk e kanë gjetur të bindshme që të ndryshojnë përfaqësimin e tyre, është shprehur Hoxha.