Agjencia Evropiane për Barna (EMA) sot njoftoi se po vlerësohet nëse doza e tretë nga vaksina “Moderna” mund të jepet gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë tek personat në moshën nga 12 vjet e më shumë.

Revizioni i EMA-s vjen pas kumtesës së javës së kalume se planifikon të sjell vendim nëse do të miratoj dozë përforcuese nga “Fajzer”

Aplikacioni i “Modernës” për dozën e tretë në vendet e BE-së është dorëzuar dhe priten rezultate nga testimi që është në vijim.

Shumë vende anëtare të BE-së vetëvendosën të japin dozë përforcuese edhe pse përballën me procedur të mundshme penale, sepse nuk ka miratim zyrtar nga EMA, organi rregullator që jep kësi lloj vendime.