Emigrimi i kushton Maqedonisë një humbje bruto vjetore prej rreth 333 milion euro ose 3.1 përqind të BPV-së për vitin 2018.

Hulumtimi nga “Fondacioni Westminster për Demokraci” dhe “Instituti për Zhvillim dhe Inovacione” mbi koston e emigracionit të të rinjve tregon se çdo person i aftë që ka dalë nga vendi ai solli me vete rreth 15.850 euro të BPV-së së mundshme të vendit.

Emigrimi i kushton gjithashtu vendit në fushën e arsimit. Përveç që largohen nga vendi një kuadër i kualifikuar, hulumtimet tonë se prej 502 milion euro të vlerësuara të investuara në arsim në vitin 2018, të arsimuarit të cilët largohen kanë harxhuar midis 116 milion dhe 433 milion euro në varësi të nivelit të arsimit. Vetëm si një shembull, arsimimi i një mjeku i ka kushtuar mesatarisht vendit rreth 48.000 euro.

Por përveç efekteve negative, ata të cilët emigrantët vetëm në vitin 2018, kanë sjell me vete rreth dy përqind të BPV-së ose rreth 200 milion euro në dërgesa.

Emigrim më shumë ka pasur në viti 2015 rreth 32.000, ndërsa në vitin 2016 numri është ulur për 30 përqind. Mesatarja e emigrimit nga Maqedonia në vendet e OECD-së është 23.000 persona në vit.