Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për media tha se ende është herët të hapen kufijtë, duke potencuar se e ndjekin situatën dhe i analizojnë numrat, e pastaj do të sjellin vendim.

“Mendoj se tani është ende shumë herët për të hapur kufijtë sepse është rrezik shtesë për vendet përreth, nëse udhëtojnë njerëz nga rajone ku ka më shumë pacientë në vendin tonë, dhe natyrisht kur kthehen. Me udhëtimet rritet rreziku i rasteve që, në një farë mënyre, do të sillnin virusin prej prej vendeve fqinje. Në këtë kuptim, do të bëjmë kontrollin e të dhënave, do të analizojmë numrat dhe do të marrim vendim për kufijtë. Këtë mëngjes ne vendosën se është shumë herët për ta diskutuar këtë, por kemi gjithë javën përpara”, tha ministri, duke u përgjigjur pyetjet e gazetarëve kur do të hapen kufijtë në vend.

Ai vlerësoi se nuk duhet të shpejtohet me vendime.

“Mendoj se megjithatë fqinjët do ta shqyrtojnë numrin. Unë sot në mëngjes bisedova me ministrin bullgar dhe i thash se do të diskutojmë këto ditë dhe ne sërish do të dëgjohemi deri në fund të javës”, tha Filipçe.