Autoritetet shëndetësore ende përcaktojnë shkakun e helmimit masiv të disa qindra punëtorëve në Gostivar që kanë kërkuar kujdes shëndetësor në tri ditët e fundit,përcjell Fol.

Rreth 400 vetë gjatë tre ditëve të fundit kanë kërkuar ndihmë në spital e Gostivarit , me dhimbje stomaku, diarre dhe vjellje.

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor konsiderojnë se nuk është çështje helmimi me ushqim, por nuk përjashton mundësinë e helmimit nga uji i pijshëm. Gjithashtu bëhen analiza të ujit nga tubacioni i ujësjellësit të qytetit.

Personat e hemuar u ankuan për dhimbje abdominale, diarre, të vjella dhe lodhje. Sipas mjekëve, analizat fillestare tregojnë helmim bakterial./Fol.mk