Turqia dëshiron të hapë faqe të re në marrëdhëniet me Gjermaninë, deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan nl intervistë për gazetën “Frankfurter Algemajne Cajtung”, në prag të vizitës së tij të sotme në Berlin.

“Kemi përgjegjësi që me maturi t’i avancojmë marrëdhëniet tona në bazë të interesave të përbashkëta, duke i braktisur druarjet iracionale”, deklaroi Erdogan, duke theksuar se Ankara dhe Berlini duhet ta “shtypin butonin për restartimin e marrëdhënieve të tyre”.
Në intervistë, të titulluar “Pritjet nga Gjermania”, Erdogan ka shfaqur shpresë se Gjermania do ta përkrah luftën e autoriteteve turke kundër Partisë Punëtore Kurde (PKK) dhe kundër lëvizjes së imamit Fetulla Gjylen, të cilin Ankara e akuzon se qëndron pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet në Turqi në korrik të vitit 2016.

Presidenti turk paralajmëron edhe në rritjen e ekstremizmit të djathtë dhe islamofobisë në Evropë, duke vlerësuar se pikërisht islamofobia është pengesa më e madhe në negociatat për anëtarësim të Turqisë në BE.

Erdogan pasdite do të udhëtojë për vizitë triditëshe në Gjermani, me qëllim që, siç paralajmëria Ankara, të kontrobuojë për përmirësimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes dy vendeve.

Gjatë qëndrimit në Gjermani, Erdogan do të takohet me presidentin gjerman Frank-Valter Shtajnmaer, me kancelaren Angela Merkel, me udhëheqësit e disa kompanive të mëdha gjermane, si dhe me përfaqësues të bashkësisë turke në Gjermani.