Ndonëse është një patentë inxhinierike ruse, ai tani e tutje do të njihet si gjuajtësi “Erdogan”. Është fjala për super-helikopterin më të ri ruso-turk, të cilin Forcat e Armatosura turke do të kenë në përdorim nga viti 2017.

I njohur fillimisht si projekti “Ka-50-2” (Kamov) helikopteri luftarak i projektuar nga inxhinierët rus të armatimit tani po zhvillohet si projekt nga homologët turq, të cilët e kanë sofistikuar atë dhe e kanë përshtatur sipas parametrave të mjeteve të “NATO”-s, por me një ndryshim të vogël.

Helikopteri luftarak tank-shkatërrues do të ketë nofkën “Erdogan” ose patentën “Ka-50-2 Erdogan”, kjo për nder të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, raporton “Mapo.al”.

Ky i fundit duket se ka marrë pëlqimin e qeverisë dhe ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, e cila mban ekskluzivitetin e markës “Kamov”, që pasi teknologët turq ta zhvillojnë më tej atë (projektin Ka-50-2) ai të marrë emrin e koduar luftarak “Erdogan”.